MENU
klinika

Picasso rekord vizitorësh

Ekspozita bashkohore kineze e artistit

05.07.2019 - 17:05

     “Picasso – lindja e gjeniut”, ekspozita e organizuar në Qendrën e Artit Bashkohor në Pekin, deri më tani thuhet të ketë thyer, së paku, një rekord.

Sipas muzeut ku vijon ekspozita, deri më 1 korrik, janë shënuar më shumë se 134 mijë vizitorë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 shtator, çfarë do të thotë se, sipas përllogaritjeve, ajo është vizituar prej mesatarisht 8,930 vetësh çdo ditë, qyshse ajo hapi dyert, më 15 qershor.

 

 

 

 

“Rekordin e shënuam që në hapje, kur erdhën 12,268 vizitorë. Ndërkaq, më 23 qershor ky numër u dyfishua”, – thonë punonjësit e muzeut. “E kemi menaxhuar si duhet fluksin e vizitorëve për të siguruar përvojën më të mirë të mundshme. Jemi të sigurt, se ky rekord do të thyhet”.

 

 

 

 

Ekspozita ka 103 vepra, marrë nga Muzeu Kombëtar i Picasso-s në Paris dhe hulumton tri dekadat e para të karrierës së artistit. Mendohet se kjo është ekspozita më e madhe e Picassos e organizuar ndonjëherë në Kinë, ndërsa shtypi e ka cilësuar si shenjë e marrëdhënieve të reja ndërshtetërore. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë në një deklaratë: “Kemi vendosur që viti 2021, të jetë viti i turizmit kulturor midis dy vendeve tona, ndaj duhet të them se nuk janë rastësi të gjitha këto nisma të ndërmarra së bashku, në muajt e fundit”.

 

 

 

Brenda 15 ditëve, ekspozita e Picasso-s solli një të tretën e vizitorëve në ekspozitën më të popullarizuar të vitit 2018, retrospektivën e artistit Xu Bing, që u vizitua nga 365,506 vetë përgjatë tre muajve. Kjo ishte një ndër 50 ekspozitat më të mëdha në botë, vitin e kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Picasso rekord vizitorësh

Ekspozita bashkohore kineze e artistit

Fotografi shqiptar i njerëzve të mëdhenj

Mili përjetësoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit

Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos

“Pikaso, lindja e një gjeniu”

Kina ekspozon piktorin në përmasa të mëdha