MENU
klinika

Van Gogh përmes teknologjisë

Ekspozita madhështore në Pekin

12.07.2019 - 13:12

     Kjo verë duket të jetë shumë e suksesshme, për ekspozitën e artit të Van Gogut, e çelur në Muzeun Kombëtar të Kinës. Aktiviteti madhështor artistik ka tërhequr shumë dashamirës të artit. Përmes teknologjisë së lartë elektronike, ekspozita është një panoramë e gjithanshme e veprave të këtij piktori tragjik hollandez. Të gjithë të pranishmit mund të shohin skena të lëvizshme të pikturave të Van Gogut, si luledielli të valëvitur në erë, sorra në fluturim etj.

 

 

 

 

Kjo ekspozitë organizohet nga kompania teknologjike belge “Dirty Monitor”. Para Pekinit, ekspozita u zhvillua në shumë vende të botës dhe qe një sukses i madh.

 

 

Presidenti ekzekutiv i kompanisë, Orphee Cataldo, shpreson se kjo ekspozitë do të jetë shumë njerëzve, veçanërisht fëmijëve. “Kjo ekspozitë do të tërheqë së pari, admiruesit e Van Gogut, sepse në të shfaqen mëse 200 vepra të piktorit. Njëkohësisht, shpresoj se ekspozita do t’u lërë mbresa familjarëve. Ndoshta, fëmijët do të kenë mbresa nga ndonjë prej pikturave dhe kur të rriten, ata do të njohin më shumë vepra të Van Gogut,” – tha Cataldo.

 

 

 

Megjithëse ekspozita nuk përmban asnjë vepër autentike të Van Gogut, çdo pikturë rigjallërohet nëpërmjet teknologjisë. Orphee Cataldo, u shpreh se kjo është një mënyrë e re ekspozimi, që mund t’u japë vizitorëve një përvojë krejt të re dhe të panjohur më parë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit