MENU
klinika

Dyshimet e para

Elbasan, digjet Benz-i gjatë natës

20.07.2019 - 10:21

Një automjet tip Benz është shkrumbuar plotësisht në qytetin e Elbasanit në rrethana ende të panjohura.

Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së shtetasit A.B, ndërsa policia thotë se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

  • Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 01:45, në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.