MENU
klinika

VF: Pushime në Shqipëri dhe… tani!

“Ende ka njerëz që falënderojnë më dorën në zemër”

14.07.2019 - 16:32

     Verën e shkuar, Shqipëria ishte një bast dhe i fituar. Këtë vit mundet të jetë një fitore, natyrisht. Duke u kthyer për të dytin vit radhazi, me pushime, duhet të jetë garancia tashmë, përgjigja më e saktë për ata që pyesin sërish: “Ah, ke qenë në Shqipëri… po si është?”… (shkruan Vanity Fair)

Të mendosh se një verë më parë, nuk kishte as një “Planet Lonely” që të garantonte itinerarin (ama, një “Morellini” i shkëlqyer, po): në Shqipëri, botimi i parë i një udhërrëfyesi në italisht u botua vetëm në majin e këtij viti.

 

 

 

 

Megjithatë, mes shumë etapash të një udhëtimi, që pothuajse tërësisht është «praktik», bazuar në sugjerimet e atyre që kishin qenë dhe në konsultimet në forumet e udhëtimit, surprizat nuk mungojnë. Sepse, asgjë nuk mund të na lejojë të parashikojmë fundin e asaj që unë do të gjeja atje: bukurinë e peizazheve, ende pothuajse të egra dhe të harlisura, detin e shkëlqyer, mikpritjen e vërtetë të njerëzve, përtej – pse jo – çmimeve ende mjaft të arsyeshme. Të gjitha bashkë këto, që më nxitën të përgjigjesha, në rastin e parë.

 

 

 

 

Natyrisht, çfarë na ngjall më shumë interes nga Shqipëria është deti, që sigurisht që nuk do t’ju zhgënjejë (pavarësisht se ku po shkoni, prandaj hapni sytë kur bëni zgjidhjen tuaj: në galerinë më lart gjeni të gjitha rekomandimet tona!). Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme që meriton një festë këtu (ose një fundjavë). Tirana është një kryeqytet plot gjallëri dhe interesant, Vlora ose “Miami e Mesdheut” (harronjini tashmë pamjet viteve ’90), apo Butrinti, një park arkeologjik i mirëfilltë.

 

 

 

 

 

Por mbi të gjitha, ka njerëz që ende të falënderojnë me dorën në zemër. Nëse porosit një kafe në lokalin e tyre, por nuk ndodhet ekspresi, ata dalin dhe shkojnë ta marrin kafen në lokalin tjetër. Jo të gjithë flasin italisht, siç mund të pritej (anglisht dhe mirë madje, po). Por, kush e flet – është e vërtetë – shpesh, ju thotë: “E kam mësuar në ‘Italia Uno!”.

 

 

 

 

Njëherë, pronari i një bari ku u ula për të ngrënë mëngjesin, nuk fliste anglisht dhe nuk e kuptonte çfarë dëshiroja të porosisja. Kështu, i thirri të birit për ta ndihmuar me përkthimin. Djali? Ai nuk ishte as tetë vjeç. (Ps: në faturën që më dha në fund, më pas, kishte shënuar me laps secilën prej atyre që kisha porositur, të përkthyer …).

 

 

 

 

Pa folur këtu për ushqimin: në Shqipëri edhe kuzhina është e shkëlqyer (madje, picat dhe kafet!). Arsyeja pse e them menjëherë dhe pa hezitim: ushqimet janë shumë të freskëta. Ato vijnë direkt nga kopshti, apo peshkatari te konsumatori. Ndërsa, kush ka një restorant apo biznes të kësaj natyre dhe të suksesshëm, ka gjasa që vitet e fundit, të ketë punuar në restorantet më të mira në Itali dhe Evropë, duke sjellë përvojën e fituar në vendin e tij, me mënyrën më të mirë të mundshme të shkrirjes së kulturave kulinare.

 

 

 

 

Në një “B & B” pak larg Vlorës, për shembull, takova Villy-in, një djalë që drejtonte aktivitetin e tij në një ambient me pamje nga deti në verë, ndërsa në dimër është barist në një hotel me 5 yje, në Luksemburg. Nëse ju them se “Spritz” i tij ishte më i miri që kam provuar ndonjëherë jashtë Italisë, do të më besonit? Epo, e keni kuptuar çfarë ju thashë: duhet./Konica.al