MENU
klinika

Shtypi francez dallon Fishtën

Eposi shqiptar me petkun e një françeskani

25.07.2019 - 17:51

      Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë”, të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At Gjergj Fishtës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

 

 

 

Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.

“Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, “Lahuta e Malcis”, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.

 

 

 

Entuziazmi qe i madh. At Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti.

Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.

 

 

 

 

At Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris.”

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit