MENU
klinika

E tërë bota po e pret...

Era Istrefi po përgatit surprizën gjigante!

11.07.2019 - 14:42

Që pas “Bon Bon”, suksesi nuk ndalet për Era Istrefin…

Pas super performancës ne Kampionatin Botëror të Futbollit ku shkëlqeu pranë Nicky Jam dhe Will Smith, këngëtarja shqiptare ka sjellë vazhdimisht bashkëpunime të suksesshme me emrat më të shquar të muzikës në botë.

Së fundmi, ajo solli bashkëpunimin me reperin rus Allj të titulluar “Sajonara Babe”, bashkëpunim i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Era është kthyer në një ndër këngëtaret më të njohura e të klikuara ne botë, ndaj do të nisë shumë shpejt një tur botëror.

Këngëtarja do ta nisë performancën e saj në Londër, për ta mbyllur në Montreal, prej shkurtit deri ne muajin prill.

Qytetet ku ajo do të performojë dhe me siguri do të ndezë skenat me hitet e saj janë: Londër, Paris, Milano, Prishtinë, Tiranë, Stokholm, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Madrid, San Francisko, Los Anxheles, Santa Ana, Las Vegas, Miami, Atlanta, Cikago, Nju Jork, Toronto dhe Montreal.

Epo, Era, tani e tutje nuk do habitemi më pas çdo suksesi që do kesh, se e bëre rrugë tanimë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN