MENU

Ja si e mori vesh

Era tregon historinë e trishtë: Zbulova tradhëtinë e partnerit

22.07.2019 - 13:26

Era Rusi, së fundmi realizoi një intervistë të gjatë me prezantusit dhe si rrallë herë u ndal të fliste për jetën e saj personale.

Dashur pa dashur, Era zbuloi se ish-partneri i saj e ka tradhtuar dhe këngëtarja e ka marrë vesh nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij.

Meqenëse telefoni i saj ishte djegur, iu desh që të përdorte atë të partnerit të saj për t’u marrë vesh me kolegët.

Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij të zbresë dhe të shkojë t’ia marrë, duke i kërkuar edhe t’i lëri telefonin e tij.

Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?” – tregoi Era.

Me këtë histori Rusi tregoi se ajo është tradhtuar nga partneri dhe kjo i ka lënë një shije të keqe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë!

Ç’patën? Ervin Kurti i tha Borës se është fallco


Vetëm pak kohë pas lindjes së djalit

Aktori i njohur zbulon planet e dasmës

'Si mund ta jepni kështu lajmin e bukur?'

Bashkëshortja e Gaz Pajës flet për shtatzaninë

Fotografohet me vajzën e vogël

Blendi Fevziu kalon pushimet në Bahamas

Ka një dedikim të ëmbël për Rominën

Erik Lloshi publikon foton nga albumi i martesës

Ja cila është fusha që do t'i jap famë

Pas muzikës Bleona Qereti kërkon sukses tek…