MENU
klinika

"Do të gjejmë zgjidhje"

Erdogan: Po abuzohet me çështjen e ujgurëve

04.07.2019 - 17:14

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se një zgjidhje mund të gjendet për të ndihmuar muslimanët e internuar në kampet kineze “duke marrë parasysh ndjeshmërinë” e të dyja palëve.

Turqia është një nga vendet e vetme me shumicë myslimane që kanë kritikuar Kinën për ndalimin e rreth një milion ujgurëve etnik dhe minoriteteve të tjera kryesisht myslimane në provincën Xinjiang.

Erdogan paralajmëroi kundër atyre që kërkonin të “abuzonin” me çështjen e Xinjiangit për të krijuar tensione me Kinën, një investues dhe partner tregtar i vendit.

“Ky abuzim ka një ndikim negativ në marrëdhëniet turko-kineze. Është e domosdoshme që ne të mos i japim mundësi abuzimit të tillë”, tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia mund të “dërgojë një delegacion në Turkmenistanin Lindor”.

Në një artikull të botuar në Gazetën Globale të Kinës përpara takimit të Erdogan me homologun kinez Xi Jinping, Erdogan tha se të dy vendet kanë një “vizion të së ardhmes”.

Erdogan gjithashtu theksoi mbështetjen e Turqisë për Rrugën e re të mëndafshtë, një projekt i gjerë infrastrukturor që synon të krijojë lidhje më të mira të transportit dhe tregtisë nga Kina në Azi dhe Evropën Perëndimore.

Si Amnesty International ashtu edhe Human Rights Watch thonë se rreth një milion njerëz, kryesisht ujgurët ose pjesëtarët e pakicave të tjera turke, po mbahen në paraburgim arbitrar në kampet në Xinjiang.

Kina i përshkruan kampet si “shkolla profesionale” dhe thotë se ata kanë për qëllim të trajtojnë “terrorizmin dhe ekstremizmin fetar”.