Ervin Kurti, gazetari goxha i përfolur në media, nuk na ka ndodhur rrallë që të na shokojë me deklaratat e tij.
E në fakt ndaj dhe gjithnjë rrëmben me kast vëmendjen e mediave rozë. Ja k vjen edhe me të rradhës…Ai do të jetë i ftuari special i kësaj të enteje një emisionin “3shat”, ku do të flasë për shumë gjëra nga jeta e tij private.
Një aspekt të saj ai e prek edhe në promon e emisionit që është publikuar sot nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.
Bëhet fjalë për dashurinë, për të cilën Ervin Kurti thotë se nuk është i lumtur:
“Te pjesa e dashurisë nuk jam i lumtur”, shprehet gazetari ndërsa në një moment të dytë bën një deklaratë akoma më pikante:
“Vetëm ju të dy keni mbetur pa fjetur me mua”, iu drejtohet ai dy aktorëve.
Epo Ervin ç’doje të thoje tani?