MENU
klinika

E tha me gojën e tij...

Është reper shqiptar me famë botërore, por nuk është i lumtur!

31.07.2019 - 12:17

Reperi i mirënjohur tashmë, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në botë po korr një sukses të paparë, por siç nuk mund ta kishim menduar ai nuk qenka fare i lumtur.

Po flasim për Gashin, i cili së fundmi na habiti kur tha se nuk është i lumtur!

Këtë deklaratë e ka bërë vetë në profilin e tij në Instagram ku shprehet se nuk është i lumtur siç ishte më parë.

Reperi është sot një ndër artistët shqiptarë që po korr famë jashtë trojeve shqiptare, me bashkëpunimet e suksesshme që ka realizuar.

Por me sa duket karriera nuk është gjithçka ndaj dhe reperi nuk është më ai i njëjti:

“Nuk jam i lumtur siç kam qenë më parë. Më mungon të mos di shumë gjëra”.

Epo shpresojmë që reperi të lumturohet nga vizita e tij në Kosovë për “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht në Prishtinë.