MENU
klinika

Humb thellë ndaj Debrecen

Europa League/ Kukësi me një këmbë jashtë turneut!

11.07.2019 - 22:20

Skuadra e Kukësit është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Debrecen në takimin e parë të zhvilluar në Hungari, të vlefshëm për turin e parë kualifikues të UEFA Europa League.

Një disfatë e thellë që e bën gati të pamundur kualifikimin e verilindorëvë për në turin e dytë, teksa do të duhet të pëmbysin disavantazhin e tre golave në takimin e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në Shqipëri.

Gafa e Kukësit në minutën e 54’ u ndëshkua me gol nga i porsa aktivizuar Garba, nisi shthurjen e ekipit shqiptar, që mund të përdorë si alibi edhe disa vendime të arbitrit, në një penallti të mohuar dhe një gol të dyshimtë të hungarezëve që dyfishuan në të 77’ me Varga.

Ishte i njëjti autor, që në të 83’ realizoi dopietën personale dhe golin e tretë për Debrecen, që ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në turin e dytë kualifikues të UEFA Europa League.

Njësoj si Teuta, që u mposht me rezultatin 3-0 nga Ventspils e Letonisë, tashmë edhe Kukësi thuajse i jep lamtumirën Europës.