MENU
klinika

Lufta kundër evazionit fiskal

Policia në aksion, gjoba e bllokime aktivitetesh

29.07.2019 - 14:14

Luftës kundër informalitetit i është bashkuar edhe Policia e Shtetit.

Në një dalje për mediat, drejtori për hetimin e krimeve ekonomike në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi tha se krahas tatimeve dhe inspektoriateve, në këtë luftë ka vepruar dhe po vepron edhe Policia e Shtetit.

Në total, sipas Minxhozit janë kontrolluar 800 subjekte në mbarë vendin. Fokusi ka qenë luftë kundër evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra akcize apo krime mjedisore.


Nga kontrollet e 800 subjekteve, rreth 90 prej tyre kanë rezultuar në shkelje të ligjit e përfaqësuesit e tyre jo vetëm janë gjobitur por edhe proceduar penalisht.

Krahas procedimeve penale në radhët e përfaqësuesve të subjekteve të biznesit, ka pasur edhe 30 raste procedimesh penale në radhët e administratës me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pjesa më e madhe e të proceduarve rezultojnë nëpunës të pushtetit vendor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndjekin ndërtimi dhe profesionet e lira

Evazioni fiskal, risku më i lartë te tregtia

Sa fitojmë nga pagesat elektronike?

Dossier/ “Beteja” me paranë cash

Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave