MENU
klinika

Arrihet marrëveshja

Everton “rrëmben” talentin e Juventusit

30.07.2019 - 17:11

Pritet vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Moise Kean te Everton është i mbyllur.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e sulmuesit.

Kampionët e Serie A kërkonin 40 milion euro për kartonin e futbollistit 19-vjeçar, por palët janë akorduar mbi shifrën 30 milion euro plus bonuset.

Sa i përket Kean, ai do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitojë 3 milion euro në sezon.

Ky largim konfirmon stradegjinë e Juventusit për t’i besuar sërish Gonzalo Higuain, një nga sulmuesit më të preferuar në karrierën e trajnerit Maurizio Sarri.