MENU
klinika

Ndryshimi radikal...

Fansat në panik: Çfarë po ndodh me trupin e Celine Dion?

30.07.2019 - 17:10

Këngëtarja e njohur e hitit “My heart will go on”, Celine Dion, i ka merakosur së fundmi fansat me pamjen e saj të re.

Prej kohësh ajo i kishte treguar se i kishte vënë synim vetes të dobësohej dhe ia kishte dalë, mirëpo duket se situata i ka dalë jashtë kontrollit. Tashmë, Celine duket si njeri tjetër.

51-vjeçarja ka humbur peshë në mënyrë ekstreme dhe fansat janë merakosur për shëndetin e saj.

Për “BBC”, këngëtarja ka treguar se humbja në peshë ka ardhur si pasojë e pasionit të saj të ri, baletit. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore vazhdon të jetë e mirë.

“Unë jam duke punuar shumë. Më pëlqen të lëviz dhe prandaj kam humbur shumë peshë.”- ka sqaruar Celine, e cila tashmë duket tërësisht ndryshe me këtë pamje.

Eh e dimë që u shokuat kur e patë, ndaj mendohuni edhe një herë para se të nisni ndonjë dietë ose, ose edhe balet…