MENU
klinika

"Misri, fasulja e gruri shkuan dëm"

Fermerët të dorëzuar nga dëmet e breshërit në Devoll!

12.07.2019 - 13:51

Kulturat bujqësore të stinës në Devoll janë dëmtuar rëndë nga breshëri që shoqëroi stuhinë e së enjtes.

Fermerët thonë se prekurat janë misri, fasulja e gruri, prodhime me të cilat ata sigurojnë të ardhurat kryesore. Stuhia me erë e breshër ka shkaktuar dëmë të mëdha në prodhimet bujqësore në Devoll.

Më të prekura nga breshëri janë misri, fasulja dhe gruri që është rrëzuar vetëm disa ditë para korrjes.

“Po në fasule dhe misër të shumta janë. Grurin e ka hedhur të tërin në tokë. Një dylym e gjysëm, 3 thasë grurë mora. Ishte breshëri i parë ai”, tregon një nga banorët.

kolana e librave

Dëmtime ka edhe në pemtari dhe vreshta, që në këto zona të Devollit janë të zhvilluara.

“Gjashtë dylym mollë dhe 5 dylym rrush. Po mo mollët i këputi. Edhe vjet i prishi, sivjet i ra breshëri. Na i shkatërroi breshëri. Edhe bukën pothuajse 20 % e hodhi breshëri”,

Ende nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve, por fermerët flasin për humbje të mëdha që sipas tyre u çoi dëm në pak orë punën e një viti.

Fshatrat më të prekur janë Progër, Vranisht, Pilur e Baban ku bujqësia e pemtaria janë sektorët me të cilët shumica e banorëve thonë se sigurojnë të ardhurat kryesore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëshqitje dheu e pemë të shkulura

S’ka energji! Rrebeshi ‘bën namin’ në Korçë