MENU
klinika

Krimi që tronditi Greqinë

Fermeri vret shkencëtaren amerikane

17.07.2019 - 11:44

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore. Shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton 59 vjeçe u ekzekutua në Kretë nga një fermer vendas.

Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis. Ky i fundit ka pranuar përpara prokurorëve se është autor i vrasjes. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, e ka goditur shkencëtaren me makinë dhe më pas e ka futur në bagazh pa ndjenja.

Më pas, ai e ka dërguar atë në një bunker nazist dhe e ka përdhunuar e më pas vrarë. Identiteti i të riut grek u zbulua, për shkak të gjurmëve të ADN-së që policia greke gjeti në vendngjarje. Ai ia kishte ngulur thonjtë amerikanes, para se ta vriste atë.

kolana e librave

Shkencëtarja ndodhej në Kretë të Greqisë për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.