14.07.2019 - 18:35
Një makinë në Fier ka shpërthyer në flakë sapo drejtuesi u saj ka dalë jashtë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.
Makina ” Ford Focus” me targa AA792 EL mësohet se është në pronësi të Aurel Hoxhës dhe shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Zjarri në makinë ka shkaktuar panik te banorët e lagjes, dëshmitarë në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.