MENU
klinika

KQZ kundërpërgjigje PD-së

“Fletët e votimit për Vaun e Dejes u prodhuan në Slloveni”

14.07.2019 - 11:56

Pasi ka marrë porosinë nga KQZ, për më pak se 64 orë kompania sllovene ka prodhuar dhe transportuar fletët e votimit për Vaun e Dejës, pasi materialet zgjedhore u dogjën në KZAZ pak ditë para procesit të votimit.

Anëtari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Bledar Skënderi i ka kthyer përgjigje pyetjeve akuzë të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi të bëra një ditë më parë për falsifikimin e fletëve të votimit në Vaun e Dejes.

Me anë të një postimi në facebook, Skënderi ka publikuar disa dokumenta që sipas tij vërtetojnë se se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.

kqz

Ai sqaron se pas djegies së KZAZ së Vaut të Dejes është kontaktuar kompania sllovene dhe të nesërmen paradite me 28 qershor janë prodhuar dhe transportuar një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve 39.527 fletë votimi për kreybashkiakë dhe në po të njëjtën sasi edhe për këshilltarët bashkiakë.

Gjithashtu në kundërpërgjigje të akuzave të PD, Skënderi ka publikuar edhe itenerarin kur automjeti që tranportonte fletët e votimit ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Rreth orës 1-1:30 pas mesnate sipas tij fletët e votimit kanë qenë në territorin shqiptar, por për të vërtetuar këtë KQZ pritet që të hënën të publikojë edhe vërtetimin nga sistemi TIMS.

Skënderi sqaron gjithashtu se punonjësit i kanë marrë në dorëzim materialet zgjedhore dhe më pas i kanë shpërndare në KZAZ.

Duke bërë të mundur përfundimin e këtij procesi në orën 06:00 të mëngjesit, 1 orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit të 30 qershorit

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin