MENU
klinika

Raporti

FMN për bankat: Sektori është mjaft likuid, pritet një rritje e…

05.07.2019 - 17:26

Në raportin e fundit të publikuar për vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar bën edhe një panoramim të plotë të sektorit financiar dhe atij bankar.

“Në përgjithësi, sektori bankar në Shqipëri është mjaft likuid dhe norma mesatare e mjaftueshmërisë së kapitalit qëndron në 18%, bindshëm përtej minimumit të kërkuar prej 12%”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Institucioni me bazë në Washington i jep një rëndësi të veçantë edhe procesit të konsolidimit të sektorit gjatë viteve të fundit, me 13 banka të mbetura në treg, nga rreth 16 që ishin në 2016-ën.

Ndër të tjera, në raport vihet theksi edhe te sinjalet e rimëkëmbjes së disa segmenteve të ofertës për kredi, kryesisht në monedhën vendase, si dhe për familjarët.

Nga ana tjetër, FMN flet edhe për një pritshmëri për rritje të mëtejshme të kreditimit, çka sipas institucionit duhet të shoqërohet me një mbikëqyrje më të lartë nga autoritetet përkatëse, në mënyrë që të mos cenohet stabiliteti financiar.