MENU
klinika

"Kisha informacione se..."

FNSH rrethon Bashkinë Devoll, Duro: I solla unë!

29.07.2019 - 10:44

Në Bashkinë e Devollit vijojnë tensionet. Bashkia ende është e rrethuar nga forca të shumta policore që prej orëve të para të mëngjesit.

Ndërkohë kryebashkiaku i ri, Eduard Duro deklaroi se nëpër zyra janë futur vetëm një pjesë e punonjësve të bashkisë.

Ai është shprehur se e ka thirrur vetë policinë, pas informacioneve se do të kishte tubim nga opozitarët.

Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune”, ka thënë Duro.