14.07.2019 - 12:22
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është martuar me partneren e tij Herolinda, në fshehtësi dhe në një ceremoni larg qendrës së opinionit publik.
Familjarët e futbollistit kanë zhvilluar një ceremoni siç e do tradita.
Ditën djeshme ishte marrja e nuses, ndërsa sot pritet dasma në një restorant, ku janë të ftuar rreth i gjerë shoqëror.
Të ftuar do të jenë familjarë, futbollistë dhe miq të ngushtë të futbollistit. Lenjani ka zgjedhur të jetë hermetik, duke mos postuar asnjë foto, por nuk i ka ka dalë dot.
Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet duke kërcyer.