MENU

Deklarata

Gati shkolla e re në Baldushk/ Veliaj: Mbajmë premtimet!

21.07.2019 - 19:37

Bashkia e Tiranës është fokusuar edhe në infrastrukturës arsimore 2 muaj para  vitit të ri shkollor, me qëllim që të sigurohen të njëjtat mundësi për fëmijët, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo fshat.

Kështu, fëmijët e fshatit Qendër Fushas në njësinë e Baldushku do ta nisin vitin arsimor në ambiente të reja dhe me kushte moderne, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Punimet po vijojnë për të përfunduar në kohë shkollën e këtij fshati, në mënyrë që ajo të jetë gati në shtator kur të nisë mësimi.

Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar edhe disa foto nga puna që po kryhet për këtë shkollë.

“Vijon puna për shkollën e re “Qendër Fushas” në Baldushk. Po mbajmë premtimin si në qendër, ashtu edhe në periferi, me synimin për të servirur një të ardhme më të mirë.

Në shtator jemi gati për të hapur dyert e të nisim mësimin për të gjithë fëmijët e zonës. Bëni gati çantat!”, shkruan Veliaj.