MENU
klinika

Më në fund!

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij nisin muajin e mjaltit

10.07.2019 - 14:54

Aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi celebruan dashurinë e tyre me martesë.

Gazi dhe Ira i thanë “Po” dashurisë së tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.

Për shkak të angazhimeve profesionale aktorit ju desh të shtynte muajin e mjaltit dhe duket se pushimet kanë nisur 1 muaj pas dasmës së madhe.

Pak orë më parë Gazi dhe Ira kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale, foto ku tregojnë se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Gazi ka zbuluar një foto ku të dy shfaqen mjaft të lumtur teksa përqafohen dhe nga pas tyre duket vendi ku po pushojnë.