MENU
klinika

Ngjarje e rëndë

Dyshohet se vrau 57-vjeçarin, kunati i jep fund jetës

09.07.2019 - 09:22

Dy të vdekur brenda disa orës në qytetin Juglindor të Korçës.

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 57-vjeçarit Gramoz Nako, babai i dy fëmijëve, që jetonte në SHBA dhe ishte kthyer në vendlindje për pushime.

Policia thotë se autori i vrasjes është 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i 57-vjeçarit Nako.

kolana e librave

Por mëngjesin e sotëm kur policia ka shkuar ta shoqëroi, i moshuari ka vrarë veten.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.