MENU
klinika

Një ribashkim?!

Gjërat po ecin mirë, Angelina dhe Brad bëjnë hapin gjigant

15.07.2019 - 11:23

E dimë mirë se ata janë çifti juaj i preferuar, po çfarë të bëjmë që u ndanë? 

Megjithatë, ne këtë herë vimë me lajme të mira, për të gjithë ju që ende nuk e keni pranuar ndarjen e Angelina Jolie me Brad Pitt.

Duket sikur tensionet mund të jenë ulur në marrëdhënien e Brad Pitt me Angelina Jolie.

Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë së bashku, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10 vjeç.

Thuhet se Angelina ka kontaktuar me Pitt dhe i ka ofruar atij mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, duke bërë kështu një hap masiv për ish-çiftin dhe fëmijët e tyre.

Aktori i mirënjohur do të kalojë verën me gjashtë fëmijët e tij, ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico.

“Angelina do të kalojë shumë kohë duke xhiruar ‘Those Who Wish Me Dead’, kështu që ajo kontaktoi me Brad dhe i ofroi atij shansin për t’u kujdesur për fëmijët”, thotë burimi.

Kjo dakordësi thuhet se është një pikë kthese për marrëdhënien mes çiftit, i cili ka pasur tepër mosmarrëveshje që kur u nda në vitin 2017.

Epo jua thamë që në fllim se lajmet ishin të miranë lidhje me to, ndaj le të kryqëzojmë gishtat, sepse ata po nisin të kenë, më në fund, një marrëdhënie paksa më të mirë.