MENU
klinika

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

06.07.2019 - 11:54

Vetëm një e treta e gjermanëve thonë se bashkëatdhetarja e tyre dhe ministrja e mbrojtjes Ursula von der Leyen do të ishte një president e mirë e Komisionit, sipas një sondazhi të ri.

Pesëdhjetë e gjashtë përqind e të anketuarve në anketën e opinionit publik thanë se von der Leyen nuk ishte një zgjedhje e mirë për punën më të lartë të BE-së, ndërsa 33 përqind mendonin se do të bënte një punë të mirë.

Në politikën kombëtare, Të gjelbrit kryesojnë në sondazh si partia e preferuar e 26 përqind e gjermanëve, përpara konservatorëve të Angela Merkel (CDU / CSU) me 1 pikë.

Annegret Kramp-Karrenbauer paralajmëroi të enjten se kontinenti mund të përballet me një krizë kushtetuese nëse Parlamenti Evropian nuk e konfirmon von der Leyen për kryesimin e Komisionit.

Si një aleate e ngushtë e Kancelares gjermane Angela Merkel, von der Leyen ajo ka qenë anëtare e Kristian Demokratëve konservatorë të Merkelit (CDU) që nga viti 2005.

Tani 60 vjeç, ajo është nëna e shtatë fëmijëve, shumë e pazakontë në një vend ku lindshmëria mesatare është 1.59 fëmijë për grua.

Emërimi i saj si ministri i mbrojtjes i Gjermanisë në vitin 2013 ishte i papritur dhe pasoi tre muaj bisedime koalicioni midis CDU dhe Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD).

Si ministre e mbrojtjes në vendin më të industrializuar dhe të populluar të BE, ajo ka argumentuar që Gjermania duhet të rrisë përfshirjen e saj ushtarake në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…

Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?

Pas 60 vitesh dominimi mashkullor

Më në fund BE pak ‘rozë’