Pas fitores në zgjedhjet e 30-qershorit, kandidatja e PS në Bashkinë Durrës, Valbona Sako ka bërë kërkesë në Gjykatë për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar.
Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Durrësit.
Sipas dokumentit zyrtar, Gjykata ka dhënë argumentimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.
“Partia “Bindja Demokratike” është regjistruar në Gjykatë në datën 24/04/2019, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve në KQZ, për zgjedhjet vendore.
Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:
Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore
Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit
Gjykata pasi analizoi çështjen në tërësi, arriti në përfundimin se kërkesa e Valbona Sakos për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës duhet rrëzuar”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.