MENU
klinika

Vendimi

Gjykata konfirmon Luiza Mandin kryetare të Bashkisë Libohovë!

25.07.2019 - 14:10

Gjykata e Gjirokastrës ka konfirmuar sot mandatin e Luiza Mandit në krye të Bashkisë Libohovë.

Mësohet se vendimi është dhënë paraditen e sotme nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Në zgjedhje te 30 qershorit, Mandi është shpallur fituese me 1275 vota të vlefshme nga 1369 të hedhura më kuti.

Ndërkohë nesër Kolegji Zgjedhor pritet të marrë vendim për Këshillin Bashkiak të Libohovës, shumicën e të cilit e ka Partia Socialiste.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka marrë një këshilltar, ndërsa Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrë dy këshilltarë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë