MENU

Ja pse ishte pezulluar

Gjykata kthen në detyrë kreun e komisariatit Cërrik!

31.07.2019 - 14:07

Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur të rikthejë në detyrë shefin e Komisariatit të Policisë në Cërrik, Bilal Semanaj.

Ai u pezullua gjatë një operacioni në Elbasan, ku RENEA zbuloi një arsenal me armë të sofistikuara.

Bashkë me Semanajn u pezulluan nga detyra edhe edhe dy specialistë e një shef i krimeve.

Operacioni u krye në Papër të Elbasanit, një ditë pas zgjedhjeve nga RENEA. Dyshohet se armët e sekuestruara janë përdorur edhe në krimet e kaluara.

Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja këto, të cilat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat hetuese në zbardhjen e krimeve të shënuara në Elbasan.