MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

Gozhda e fundit në arkivolin e çështjes çame

21.07.2019 - 14:24

Përtej nji keqardhje trishtuese, atentanti ndaj këtij tipit, që e quante veten president i Çamërisë, e përshfaq nji të vërtetë dekurajuese: janë grupe informale që merren me Çamërinë e atë që ka mbetë prej saj – çështja çame.

Për këtë tipin që u vra sot në Holandë nuk u fol mirë, por fundja fjalët e pazarit as për mirë e as për keq s’vlejnë nji dyshkë. Shumica e shoqatave “çame”, për mos me thanë krejt, veç ç’ka i bajnë dam të pakthyshëm nji çështje që megjithatë âsht e gjallë dhe me prospekte për me u zgjidh.

Për Çamërinë flasin veç inteligjencat e shteteve të tjera: “ekspertë” nga shërbimi britanik, italian, e henez ma keq edhe MIT-i turk dhe Asfalia greke. Në anën tjetër, shoqata bilmezësh bahen topa biliardoje në nji lojë që nuk e caktojnë vetë.

Krejt ndryshe, “egejski makedonci” (sllavofonët e dëbuem nga Maqedonia e Egjeut) kanë arritë me e problematizue ma seriozisht rivendikimin e tyne për pronat e tyne në Kostur, Follorinë e gjetkë. Edhe raportues të pamvarun të OKB-së kanë folë për çashtjen e tyne të pazgjidhun në Greqi pamvarërsisht ngulmimit grek.

kolana e librave

Cameria-kuq-e-zi
Cameria-kuq-e-zi

Në 2011-ën e patëm kallajitë shpijen e patën ardhë do mjeshtër të Kamaranit. Djemë të mirë e të pasherr. Kur ma vonë nita që njani prej tyne kishte qenë pjesëmarrës i “kongresit” për Çamërinë të mbajtun diku në Malishevë.

Nuk mjafton nijeti i mirë dhe as ekzaltimi qorr sepse kjo veç e vnon gozhdën e fundit në arkivolin e çështjes çame. Mos e harroni nji sen: dëshmitë e para të emigrantëve që ikën në Greqi, në vitin 1990, thonë që kur hynë në Igumenicë popullata e qytezës folke dialektin e tyne tosk, por disa vite ma vonë ajo nisi me u ndje ma greke e me folë greqisht për me u distancue prej “allvanosave” të pagdhendun.

Sa kohë që debilla mbajnë kongrese e shpallin republika çame në Malishevë e gjetkë, edhe i fundit çam sot ka me u ba antishqiptar…