MENU

Dyshimet e para

Greqi/ Gjendet i vdekur një shqiptar

07.07.2019 - 17:21

Një trup i pajetë që i përket një burri rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet mëngjesin e sotëm jashtë kasolles ku jetonte në fshatin Kefalovrysos, në Trikala në Greqisë.

Kufoma u gjet në një fazë dekompozimi, pamja e të cilës ishte tronditëse. Nga hetimet e para dyshohet që vdekja mund të ketë ndodhur rreth 48 orë më parë.

Sipas informatave nga media greke “trikalavoice.gr” pak pas orës 8.30 të mëngjesit me orën lokale, trupi i një burri 45 vjeçar, me origjinë shqiptare, u gjet jashtë kasolles ku ai jetonte.

Autoritetet policore po shqyrtojnë të gjitha rastet e mundshme edhe pse nuk mund të përjashtohet mundësia që vdekja e shqiptarit të ketë ndodhur për shkaqe natyrore.