MENU
klinika

"Shqiptari ishte njohur me..."

Greqi/ Zbardhen detajet tronditëse nga vrasja e studentes!

11.07.2019 - 22:05

Media greke “Zougla” publikon detaje të reja shokuese për vrasjen e studentes në Greqi, të dala në dritë, pas vëzhgimit së telefonave celularë dhe kompjuterave personalë të grekut dhe shqiptarit në Greqi.

Nga hetuesit është zbuluar se djali grek 21 vjeç, disa orë pasi është vrarë studentja Helen Topaloudu ka kërkuar në “Facebook” për të folur me një vajzë me inicialet A.CH, duke e ngacmuar atë.

Ai i dërgoi asaj mesazhe të përsëritura dhe e ka telefonuar shpesh.

Kur ai insistoi për të folur me vajzën dhe ajo refuzoi, greku ka kërkuar edhe për 4 vajza të tjera në “Facebook”. Një tjetër fakt tronditës është se greku, natën e vrasjes së studentes, ka kërkuar në internet dhe në “You Tube” për filma pornografikë.

Tjetër zbulim shokues është se shqiptari ishte njohur me greken Helenë vetëm një ditë përpara se ajo të vritej më 26 nëntor, 2018.

Pas vrasjes së grekes, dy djemtë e kanë parë profilin e saj sërish së paku 2 herë. Në llogarinë e grekut dikush ka hyrë për së paku 13 herë, ndërsa në komunikimet e tij, ai fliste edhe pas krimit sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke biseduar me një mik për faktin se kur do të shkojë në palestër. Kjo ndodhte në kohën që në media kishte dalë lajmi se një studente ishte përdhunuar dhe vrarë.

Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Elenës. Babai tha se shqiptari kishte shkuar në banesën e tij. I ati i shtetasit grek tregon se shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e grekut dhe se djali i tij ishte influencuar për keq nga ana e shqiptarit.

Dyshohet se të pandehurit për vrasje e përdhunim janë kthyer në vendin e krimit dhe kanë dashur të fshijnë provat.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin