MENU
klinika

Ç'po ndodh në shtetin fqinjë?

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti 5.3 ballë trondit Kretën

31.07.2019 - 08:49

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë, duke futur në panik shtetin fqinjë.

Mësohet se tërmeti i fuqishëm i shkallës 5.3 Rihter ka ndodhur rreth orës 7:39 të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Epiqendra e tërmetit është 31 km në juglindje të Heraklion dhe thellësia është 170 km.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime.

Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda.

Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.