MENU

Votojnë edhe 150 mijë shqiptarë

Greqia zgjedh sot qeverinë e re!

07.07.2019 - 10:08

Greqia sot voton për zgjedhjet parlamentare në vend.

Mediat greke raportojnë se kutitë e votimit janë hapur në 21.478 qendra dhe 9.9 milionë grekë do të zgjedhin deputetë nga 20 parti dhe forca politike të cilat sfidojnë njëra tjetrën në këtë garë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë mbi 150, 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë.

Ajo që vihet re është fakti se ndryshe nga zgjedhjet bashkiake para një muaji, kandidatët shqiptarë dhe ato nga radhët e minoritetit janë të paktë në numër.

Kjo fushatë nuk ka kaluar pa kritika nga radhët e analistëve, të cilët në tërësi e kanë cilësuar si një fushatë të mërzitshme, pavarësisht fakti se grekët për herë të parë do të votojnë një qeveri, e cila nuk do të jetë e ndërvarur nga programet e ndihmave financiare.