MENU
klinika

Mbetjet hidrokarbure

Gropa ekologjike në Zharrëz, banorët të kërcënuar

06.07.2019 - 12:23

Një gropë ekologjike ku grumbullohen mbetjet hidrokarbure të kompanisë ‘Albpetrol’ është kthyer në shqetësim serioz për jetën e banorëve të fshatrave Verbas dhe Zharrëz në Fier.

Gazrat që çlirohen në atmosferë si pasojë e temperaturave të larta, shpërndahen me shpejtësi duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Ndonëse ka vetëm tre vjet që është ndërtuar, gropa ekologjike nuk është e izoluar dhe ndodhet jashtë të gjitha kushteve.

zharrez-puset-konica.al

Situata rëndohet edhe më tepër pasi vetëm në fshatin Zharrëz ndodhen tre gropa ekologjike, të cilat nuk mund të përballojnë mbetjet hidrokarbure që dalin nga puset e naftës. Sipas specialistëve, në këto gropa grumbullohet vetëm një pjesë e mbetjeve që del nga pastrimi i kanaleve kullues.

Ndonëse të tilla gropa ekologjike ka në të gjithë zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, në Zharrëz, Marinëz, Belinë e Kallm, përsëri ndotja nga mbetjet e hidrokarbureve për ajrin, ujin dhe tokës bujqësore mbetet në nivele shqetësuese.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier