Hapet mozaiku që ndodhet në bazilikën e Linit, në afërsi të Pogradecit, nga specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Pasi u larguan shtresat e rërës, u bë pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij, do të bëhet në mënyrë periodike.
Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime me figura kafshësh, apo figura gjeometrike dhe lule, ku në pjesën më të madhe mbizotërojnë simbolet e kultit.
Bazilika paleokristiane e Linit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë. Struktura ishte e dekoruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane. Gërmimet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e bazilikës dhe të dyshemesë me mozaik në shekullit 5-6.
Bazilika e Linit ka një strukturim trekonkësh, me naos, kapela anësore, baptister dhe atrium. Kisha ka qenë dekoruar me mozaikë polikrom që shfaqnin motive gjeometrike, floreale dhe skena eukaristike, tipike të eriudhës paleokristiane. Gjithashtu, përmbajtja e mbishkrimit me ekstrakte të psalmit të Davidit, mbështet teorinë që ndoshta kemi të bëjmë me një qendër pelegrinazhi. Gjetjet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e monumentit në shekullit V-VI.
Gjatë inkursioneve bullgare në shekulli IX, kisha u dogj dhe u braktis. Kisha e hershme e Linit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, në vitin 1973. Kisha plaeokristiane e Linit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit, duke pasur një pamje të gjerë mbi liqenin e Ohrit dhe zonën përreth.
Mozaikët polikrom dhe materiali i pasur arkeologjik, e bëjnë kishën një nga monumentet më të bukura dhe më interesante të Shipërisë./Konica.al