MENU
klinika

Egjipti antik

Hapet piramida 4-mijëvjeçare

04.07.2019 - 13:52

      E zbuluar në shekullin e 19-të dhe e mbyllur për publikun prej asokohe, piramida e Egjiptit, tashmë do të kthehet në një atraksion turistik. Piramida daton 4 mijë vite më parë dhe brenda saj është zbuluar një dhomë varrimi ku besohet se prehet faraoni Senusret II, i Mbretërisë së Mesme. Piramida, pritet të jetë atraksioni më i ri turistik në Kajro.

Në Egjipt, për herë të parë do të hapë dyert për publikun, piramida 4 mijë-vjeçare. Brenda saj, është zbuluar një rrjet rrugësh të ndërlidhura dhe një dhomë varrimi e lashtë.

 

 

 

Një grupi arkeologësh, u është dashur më shumë se një vit për të pastruar dhomën e varrimit e cila, ishte mbuluar nga gurët dhe mbeturinat.

Gurët e rënë u rivendosën në vendet e tyre origjinale dhe u instaluan shkallët prej druri. Aty ekspozohen një shumëllojshmëri objektesh që u zbuluan pas gërmimit, duke përfshirë hajmali, artefakte dhe relikte të ishin të padëmtuara, si edhe një sarkofag i pikturuar.

 

 

 

 

Piramida e ndërtuar me tulla balte në Fayoum, e cila u gërmua për herë të parë më shumë se një shekull më parë, besohet se është ndërtuar nga faraoni Senusret II i dinastisë së 12-të.

Sipas mbikëqyrësit të muzeut, Ashraf Sobhy, faraoni Senusret II është një nga sundimtarët e Mbretërisë së Mesme, që zgjodhën të varroseshin në Fayoum, 60 km në jug të Kajros.

 

 

 

 

Duke qëndruar në dhomën e varrimit të mbretit Senusret II, Sobhy tha se vendimi për të zgjedhur Fayoum, si vendin e pushimit të përjetshëm ishte i lidhur me projektet e nisura gjatë Mbretërisë së Mesme.

Piramida është e mbyllur që prej kohës kur u zbulua, në shekullin e 19-të, por ministria egjiptiane e antikiteteve vendosi ta hapë, si një atraksion turistik, pasi sektori i turizmit është një nga burimet kryesore të vendit./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti 356 milionë lekë

Gati rikonstruksioni i Piramidës