MENU
klinika

U kapën mat!

Harrojeni Bradley Cooper, Gaga paska gjetur të dashur të ri!

31.07.2019 - 11:45

Prej një kohe shumë të gjatë Lady Gaga bëri bujën më të madhe në media, me lajmet që aludonin për një lidhje mes saj dhe Bradley Cooper.

E madje u përfol edhe fakti se arsyeja e ndarjes së këtij të fundit me Irina Shayk ishte vetë Lady Gaga. Të gjithë e mbajmë mend mirë dhe asnjë nuk e ka harruar si histori.

E teksa ne e kishim mendjen te Cooper, Lady ka rreth 6 muaj që është ndarë nga i fejuari i saj Christian Carino. Nuk ka pritur më dhe Lady Gaga është fotografuar pranë një mashkulli të ri në krah.

Bëhet fjalë për inxhinierin Daniel Horton me të cilin është fotografuar gjatë një dreke në Los Angeles.

Të dielën, Lady, u fotografua duke u puthur me inxhinierin Dan Horton, në restorantin Granville në Studio City, California.

Burime thanë për “People” se Gaga dhe Horton dukeshin se ishin më shumë se miq dhe u panë duke u puthur shumë herë gjatë drekës.

Në një foto të siguruar nga “People”, Gaga shihet e përkulur duke puthur Horton ndërsa ai është ulur në një karrige në ballkon!

Epo ndoshta do mbetet për t’u parë nëse ishte shkak Gaga për ndarjen e çiftit Cooper-Shayk, ama tashmë e sigurt është që ajo nuk është e lidhur me Bradley, përkundrazi.