MENU
klinika

Publikohen fotot!

Harrojeni futbollistin! Nevinës i zbulohet lidhja romantike

28.07.2019 - 12:23

Ajo është përfolur shumë për një romancë me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, por Nevina Shtylla nuk ka konfirmuar asgjë duke na lënë pezull.

E megjithatë “Panorama Sport” shkruan sot se ka zbuluar lidhjen e vërtetë të moderatores bukuroshe.

Nuk bëhet fjalë për futbollist por për një jurist, pasi i tillë është profesioni i të dashurit të saj, Arbrit, një ndër studentët më ekselentë sipas burimit.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa trevjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”

Madje Arbri po e shoqëron Nevinën në pushimet e saj, edhe pse nuk duket në asnjë foto që moderatorja publikon!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN