MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 06 Korrik?

06.07.2019 - 08:15

1535 – Thomas More ekzekutohet për tradhti ndaj Mbretit Henri VIII, Angli. Ai kishte qenë këshilltar i rëndësishëm i Henrit, dhe autor i librit Utopia, botuar në 1516, ku përshkruan sistemin politik të një vendi ideal në një ishull imagjinar.

More e këshilloi mbretin kundër ndarjes nga Kisha Katolike dhe kur mbreti nuk e pranoi këshillën, More refuzoi ta njohë atë si shef Suprem të Kishës së Anglisë. More gjithashtu kundërshtoi martesën e Henrit me Katherinën e Aragonit. Për këto, ai u gjykua për tradhëti, u dënua nën dëshmi të reme, dhe u ekzekutua me prerje të kokës.

Papa Pius XI e kanonizoi Thomas Morin 400 vjet më vonë në vitin 1935, duke e shpallur “Martir të Kishës”; në vitin 2000, Papa Gjon Pali II e shpalli Morin “Padron (mbrojtës) hyjnor të shtetit dhe politikanëve”. Që nga viti 1980, Kisha e Anglisë e ka përfshirë Thomas Morin në shumë liturgji si Martir të Reformimit. Në vitin 2002, në një sondazh nga BBC, More u rendit në vendin e 37-të mes 100 britanikëve më të mëdhenj në të gjitha kohërat.

1557 – Mbreti Filipi II i Spanjës, bashkëshort i Mbretëreshës Mary të Anglisë, niset me anije nga Dover në luftë me Francën, sulm që përfundimisht çoi në humbjen e qytetit të Kalesë (Calais), zotërimi i fundit anglez në kontinent – Mary kurrë nuk e pa më burrin e saj, por ajo fitoi emër si përndjekëse e rreptë e protestantëve, duke duke u quajtur “Bloody Mary”, sot një lloj pije e kuqe si gjaku, në kujtim të bëmave të saj.

1614 – Qyteti maltez Zejtun dhe fshatrat përreth përballen me një bastisje nga forcat osmane. Kjo ishte përpjekja e fundit e pasuksesshme nga osmanët për të pushtuar ishullin e Maltës.

1785 – Dollari zgjidhet pa asnjë kundërshtim si njësia monetare e Shteteve të Bashkuara.

1854 – Në Jackson, Michigan, zhvillohet kuvendi i parë i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara.

1885 – Shkencëtari francez Louis Pasteur provon me sukses vaksinën e tij kundër tërbimit për Joseph Meister, një fëmijë i cili ishte kafshuar nga një qen tërbuar.

1887 – David Kalakaua, mbreti i Hawait, detyrohet nga amerikanët për të nënshkruar Kushtetutën që u quajt Kushtetuta Bajonet (nga mënyra e detyrimit që u përdor) – kushtetuta u jepte amerikanëve më shumë pushtet në ishujt Hawaii – pikërisht pas dy vjetësh, më 6 korrik 1898, Hawai u shpall territor i Shteteve të Bashkuara dhe më 21 gusht 1959, u bë shtet anëtar.

1923 – Krijohet Bashkimi i Republikave Sovjetike, shtet një-partiak komunist – do të shpërbëhej pas 68 vjetësh.

1939 – Holokausti: Mbyllen bizneset e fundit të mbetura hebraike në Gjermani.

1942 – Anne Frank dhe familja e saj shkojnë të fshihen në “Anksin Sekret”, mbi zyrën e babait të saj në një depo të Amsterdamit.

1995 – Gjatë Luftës së Bosnjës, gjenerali serb Ratko Mlladiç fillon sulmin në qytetin boshnjak të Srebrenicës, dhe metrupat e tij vret më shumë se 8.000 boshnjakë – atëherë-Sekretar i përgjithshëm i OKB- së, Boutros Boutros-Ghali, i quajti këto vrasje si krimin më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – krahasim me krimet naziste