MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?

15.07.2019 - 07:58

1799 – Një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt. Guri u zbulua nga dheu në fshatin Roshid (Rosetta). Eshtë një pllakë gur granit i zi, ku janë gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në 3 gjuhë të ndryshme. Guri Rosetta iu dorëzua trupave britanike në 1801. Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë monument në formë ylli, i ngritur pas kurorëzim të mbretit Ptolemeut V, për të themeluar kultin hyjnor të sunduesit të ri. Dekreti për këtë monument u lëshua nga një kuvend priftërinjsh në Memfis. Data e dekretit është dhënë si “4 Xandicus” në kalendarin e Maqedonisë së lashtë dhe “18 Meshir” në kalendarin egjiptian, date që përkon me 27 mars 196 pes. Viti është shpallur si viti i nëntë i mbretërimit të Ptolemeut V dhe kjo është konfirmuar nga emrat e katër priftërinjtë që shërbyen në të njëjtin vit, përfshi Aëtus bir i Aëtus, i cili ishte prift i kulteve hyjnore të Aleksandrit të Madh. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hyeroglife); “gjuhën e dokumenteve” (demotike); dhe “gjuhën e grekëve” (përdorur nga dinastia Ptolemeu). Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392, kur perandori romak lindor Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane ose jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar (përmasat e së cilës nuk dihen saktësisht) u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe ‘Guri i gjetur në Roshid apo Rosetta është një pjesë e mbetur prej tij. Guri Rosetta ruhet në muzeun britanik dhe është një nga objektetet më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u shfaq në vitin 1803. Megjithatë kaluan 20 vjet para se përkthimi i teksit egjiptian (hyeroglif) u njoftua nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; dhe u desh më gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje për të lexuar me besim mbishkrimet e lashta. Që nga zbulimi, Guri Rosetta ka qenë në qendër të rivaliteteve për zotërim midis Francës dhe Britanisë, dhe që nga viti 2003, edhe Egjipti ka dalë me kërkesat e veta për kthimin e gurit.

1815 – Luftrat e Napoleonit: Napoleon Bonaparte dorëzohet në bordin e anijes britanike Bellerophon – ai mendonte se do të dërgohej në Angli për strehim, po anija ndaloi papritur në ishilln Shën Helen, ku Napoleoni u mbajt derisa vdiq më 5 maj 1821.

1834 – Inkuizicioni spanjoll shpërbëhet zyrtarisht pas gati 356 vjetësh të terrorit. Koncepti i inkuizicionit shtrihet thellë në rrënjët e historisë botërore. Inkuizicione janë përdorur gjatë rënies së Perandorisë Romake. Por inkuizicioni spanjoll ishte një nga më vdekjeprurësit. Inkuizicioni spanjoll u përdorur për të dy arsye, thonë historianët; politike dhe fetare. Spanja është një komb-shtet që lindi nga lufta fetare mes sistemeve të shumta të besimeve të ndryshme duke përfshirë katolicizmin, islamin, protestantizmin dhe judaizmin. Pas kryqëzatave dhe ripushtimit të Spanjës nga ana e spanjollëve të krishterë udhëheqësit e Spanjës ndjenë nevojë për një mënyrë për të unifikuar vendin. Mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Isabella zgjodhën katolicizmin për të krijuar një Spanjë të bashkuar; në vitin 1478, ata i kërkuan leje papës për të ndërmarë inkuizicionin për spastrimin fetar të popullsisë – dhe filluan duke dëbuar hebrenj, protestantë, myslimanë, të konvertuar rishtas, besimtarë të tjerë, dhe jo-besimtarë.

1838 – Ralph Waldo Emerson mban një fjalim në shkollën Harvard Divinity (Boston), ku hedh poshtë mrekullitë biblike dhe e cilëson Jezus Krishtin njeri të madh, por jo Perëndi. Bashkësia protestante reagoi me zemërim.

1916 – Në Seattle, Washington, William Boeing dhe George Conrad Westervelt krijojnë kompaninë Aero Pacific, që u quajt më pas Boeing, firmë e njohur sot për prodhimin e aeroplanëve.

1974 – Në Nikosia, Qipro, nacionalistët të sponsorizuar nga Junta-greke nisin një grusht shteti, rrëzojnë presidentit Makarios, dhe instalojnë Nikos Sampson si president qipriot.

1979 – Presidenti amerikan Xhimi Karter mban të ashtuquajturin ‘fjalimin e rraskapitjes’, ku ai karakterizon kërcënimet kryesore për vendin; dyshimi në rritje mbi kuptimin e jetës; dhe humbjen e unitetit të qëllimit.

2006 – Shpallet Twitter, sot një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë. Twitter ishte krijuar në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass dhe hyri në përdorim në korrik. Shërbimi shpejt fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë. Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS e internetit. Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë. Idea për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ (Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit).