MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 31 korrik?

31.07.2019 - 08:11

30 pes – Beteja e Aleksandrisë: Mark Antony arrin një fitore të vogël mbi forcat e Oktavian-së, por shumica e ushtrisë më pas e braktis, duke e shtyrë atë në vetëvrasje. Antony ishte një mbështetës i rëndësishëm dhe komandant ushtarak për Jul Cezarin. Pas vrasjes së Cezarit në vitin 44 pes, Antoni bashkoi forcat me Marcus Lepidus, një nga gjeneralët e Cezarit, dhe djalin e birësuar të Cezarit, Oktavianin – dhe të tre vendosin një diktaturë treshe e njohur si triumvirat i dytë. Ata eleminuan vrasësit e Cezarit, dhe e ndanë qeverisjen e Republikës së Romës ndërmjet tyre. Antonit iu caktua krahinat lindore romake, përfshi Egjiptin e sunduar nga Mbretëresha Cleopatra. Por marrëdhëniet brenda triumviratit ishin të tensionuara. Lufta civile mes Antonit dhe Oktavianit u shmang në vitin 40 pes, kur Antoni u martua me motrën e Oktavianit. Pavarësisht nga kjo, Antoni vazhdoi dashurinë e tij me Kleopatrën, gjë që tendosi edhe më shumë lidhjet politike me Romën. Senati romak, drejtuar nga Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës dhe e quajti Antonin tradhtar. Pas betejës së Aleksandrisë, Antoni u mund përfundimisht nga Oktaviani në betejën detare në Aktium (Gjiri i Artës) dhe kryen vetë-vrasje – pak pas kësaj, Kleopatra gjithashtu vetë-vritet. Kështu Oktaviani shpallet perandor August dhe Roma Perandori.

1291 – Arrihet një pakt për formimin e Konfederatës zvicerane. Përvjetori i kësaj marrëveshjeje është festuar si Ditë Kombëtare në Zvicër që nga viti 1891, në 600 vjetorin e nënshkrimit të paktit.

1492 – Spastrim fetar; Në Spanjë hyri në fuqi Dekreti Alhambra për dëbimin e hebrenjve. Dekreti u shfuqizua zyrtarisht më 16 dhjetor 1968 nga Këshilli i Vatikanit. Në vitin 2014, qeveria e Spanjës miratoi një ligj që lejon shtetësi të dyfishtë për të pasardhësit e hebrenjve të cilët aplikojnë – kjo u pa si mënyrë që të kompensuar përndjekjet e së kaluarës.

1703 – Ndëshkim me lule; shkrimtari Daniel Defoe, një nga themeluesit e novelës angleze, i njohur për romanin Robinson Kruzo, lidhet në Shtyllën e Ndëshkimit publik për krimin e shpifjes pasi kishte botuar një pamflet politik satirik kundër qeverisë – por në vend të goditjes me sende përçmuese (gurë e mbeturina), Defoe u ‘sulmua’ me lule nga njerëzit e mbledhur dhe kalimtarë. Pas 3 ditësh në shtyllën e ndëshkimit, ai u dërgua në burg nga ku u lirua pas disa muajsh me kusht që të bashkëpunonte duke vepruar si spiun në radhët e kundërshtarëve të qeverisë.

1843 – Shpëtim i rastit; Lindi Robert Todd, djali i presidentit amerikan Abraham Linkoln; Në një rastësi të çuditshme pak para vrasjes së presidentit Linkoln, Roberti po priste trenin në stacion dhe u rrëzua në platformë ndërsa treni po afrohej me shpejtësi – një kalimtar i rastit arriti ta kapte dhe ta tërhiqte nga shinat – shpëtimtari ishte Edwin Booth, vëllai i John Wilkes Booth i cili më vonë do të vriste presidentit Linkoln.

1938 – Në prag të luftës së dytë; Bullgaria nënshkruan një pakt mossulmimi me Greqinë dhe shtete të tjera të Ballkanit (Turqi, Rumani, Jugosllavi).

1938 – Arkeologët zbulojnë pllaka të gdhendura ari dhe argjendi nga varri i Darit të Madh – një nga katër varret e mbretërve persianë – në vendin historik të Naqsh-e Rustam, Persepolis, Iran – plaçkitur pas pushtimit të perandorisë nga Aleksandri i Madh.

1948 – Në fushën Idlewild në Nju Jork, përurohet Aeroporti Ndërkombëtar i New York (sot pas Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy.

1949 – Babai i Nacionalizmit shqiptar; Mit’hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij). Në vitin 1945, kur komunistët morrën pushtetin në Shqipëri. Mit’hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.

Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit’hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit’hat filloi të mendonte për t’a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike – ai themeloi Ballin Kombëtar.

Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit – Mit’hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale