MENU
klinika

Reagon këngëtarja

I doli kundër Taylor-it, Demi Lovato mer vendimin drastik

05.07.2019 - 12:29

Demi Lovato ka marrë shumë urrejtje këto ditë në rrjetet sociale pasi vendosi të mbështesë publikisht menaxherin Scooter Brown pas akuzave që i bëri Taylor Swift atij.

Këngëtarja e vuri Brown-in në qendër të një skandali pasi e akuzoi publikisht në një postim të gjatë në Tumblr se ai e kishte tallur dhe shfrytëzuar, duke mos i dhënë as të drejtën të bëhet pronare e këngëve të veta.

“Jam marrë me shumë njerëz të këqinj në këtë industri, por Scooter nuk është një prej tyre, shkruajti Demi në një postim në Instastory, “Ai është një burrë i mirë”

“Shamëni sa të doni, por unë do t’i mbetem besnike ekipit tim. E vlerësoj besnikërinë shumë më tepër se shumë njerëz në këtë botë dhe nëse emri im përmendet në një bisedë unë do ta mbroj veten dhe njerëzit e mi.”

Pas këtyre, mund ta merrni me mend se sa shumë urrejtje mori jo vetëm nga fansat e Taylor-it, por nga shumë njerëz të cilët e besojnë këngëtaren.

Kështu, sot Demi Lovato vendosi të marrë një vendim drastik, duke u shkëputur nga rrjetet sociale, siç njoftoi në një postim në Instagram.

“Po e bëj pushim për ca kohë. Tregohuni të dhembshur.”

Ne dimë t’ju themi diçka shumë të sigurt, se pas Scooter Brown qenka fshehur një debat kaq i madh mediatik. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN