MENU
klinika

Detaje

I kishte dhënë licensë kabllori fisit Çapja, lirohet ish-anëtari i AMA-s

09.07.2019 - 14:35

Lirohet ish-anëtari i Autoritetit të Medias Audiovizive Andrea Nathanaili, i cili u arrestua rreth një muaj me parë me akuzën për lidhje me fisin Çapja në Elbasan.

Lajmin e bën të ditur bashkëshortja e tij Valbona Nathanaili me anë të një postimi në Facebook.

Ajo thotë se këtë fundjavë ish-anëtari i AMA-s është lënë i lirë dhe ka shkuar pranë familjes.

Një fundjavë në shtëpi, me Andrean, me miq dhe të afërm, që nuk na kanë lënë vetëm asnjë çast, me telefonata nga të katër anët e botës që na mbështesin e japin kurajë e forcë!

Në borxh me të gjithë ju që na u gjendet pranë! Ndjesë nëse nuk u jam përgjigjur!

Kanë qenë ditë të ngarkuara, të vështira, të një lloji tjetër, jo nga ato që mendojmë se meritojmë, jo nga ato që na takojnë, por edhe që kaluan shpejt dhe pa kuptuar, sepse në asnjë çast nuk kemi qenë vetëm, në asnjë çast nuk u ndjemë të braktisur! Faleminderit!‘, shkruan Valbona.

Kujtojmë se Nathanaili së bashku me 7 anëtarë të tjerë të AMA-s u arrestuan nën akuzën se i kishin dhënë liçencë kabllore fisit Çapja.