MENU
klinika

Sportmediaset zbulon prapaskenën

Icardi pranon ofertën e Juventusit!

05.07.2019 - 18:53

Transferimi i Mauro Icardi te Juventus duket se është i paevitueshëm.

Pas takimit në Ibiza mes menaxheres së sulmuesit argjentinas Wanda Nara (njëkohësisht bashkëshortja e tij) dhe drejtorit sportiv të Juves, Fabio Paratici, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të qartë.

Sipas “Sportmediaset”, argjentinas i ka rrëfyer një mikut të tij se transferimi te kampionët e Italisë është i paevitueshëm.

“S’kam ç’të bëj, jam i detyruar të bëhem juventin”, mësohet se ka thënë Icardi.

Sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e klubit zikaltër, ndaj divorci me Interin është çështje ditësh.

Pritet vetëm që palët të gjejnë mënyrën se si do të kryhet ky transferim, me parà “cash” apo me shkëmbim lojtarësh (Dybala shkon nga Juventusi te Interi).