MENU
klinika

Debat me Shakohoxhën...

Ilda Bejleri largohet pas 11 vitesh nga “Digitalb”?

24.07.2019 - 11:47

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, na ka shoqëruar në ekranin e “Digitalb” dhe është kthyer në një ndër figurat kryesore të këtij televizioni, tashmë prej 11 vitesh.

Burime për “Newsport” kanë treguar se pas 11 vitesh, Ilda po mendon largimin nga “Digitalb”

Arsyeja për këtë është një debat me Dritan Shakohoxhën, për shkak të protagonizmit të të dyve në “Supersport”.

Ende nuk dihet arsyeja e debatit mes Ildës dhe Shakohoxhës, megjithatë burimet tregojnë se prej kohësh Ilda ka diskutuar me mikeshat e saj largimin nga “Digitalb”, për shkak të debatit me komentatorin e njohur.

Sipas “Newsport”, pritet vetëm që ky vendim të bëhet zyrtar, pasi palët e kanë mbyllur bashkëpunimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN