MENU
klinika

Efektet e taksës 100%

Importi i produkteve serbe pëson rënie drastike

14.07.2019 - 19:43

Gati tetë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi i produkteve serbe, sipas autoriteteve kosovare, ka shënuar një rënie drastike.

Deri përpara vendosjes së taksës, Serbia, ishte eksportuesja më e madhe e mallrave në Kosovë, por gjatë kësaj periudhe kohe, niveli i këtyre eksporteve të saj ka rënë në rreth 4 milionë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, i tha radios Europa e Lirë, se mesatarja ditore e importeve nga Serbia mbërrin sot në rreth 10 dërgesa, një pjesë e të cilave janë ndihma humanitare, e disa janë komerciale, duke përfshire këtu ushqime.

Vetëm gjatë muajit maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka qenë 519 mijë euro, në një kohë kur gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pat mbërritur në 39 milionë euro.

Disa shoqata ekonomike dhe organizata joqeveritare kanë bërë verifikime lidhur me efektet e taksës ne aspektin ekonomike.

Një pjesë e tyre thonë se ajo ka ndikuar në rritjen e prodhimeve vendase e thonë se në treg nuk ka pasur mungesë të produkteve, pasi janë gjetur shpejt alternativa për t’i zëvendësuar artikujt serbe me mallra nga vende të rajonit dhe BE-së.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”