MENU
klinika

Asgjë e dukshme...

Instagrami vjen me një risi, ja çfarë do të ndodhë me pëlqimet

19.07.2019 - 08:31

Instagram vjen me një risi, e cila është duke u eksperimentuar në disa vende të botës.

Rrjeti i fuqishëm fsheh numrin e pëlqimeve në postimet e përdoruesve, në disa vende si Australia dhe Japonia.

Aktualisht Instagrami e tregon numrin total të like-ve që ka marrë një postim, ndërsa me këtë risi do të duket vetëm emri i një prej ndjekësve që e kanë pëlqyer dhe pjesa tjetër do të quhen thjesht “të tjerë”, pa treguar numrin apo emrat e njerëve që e kanë pëlqyer.

Ndërsa çdo përdorues mund ta shohë numrin e pëlqimeve që ka arritur postimi i tij shkruan bbc.

Nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, për momentin mbetet thjesht në nivel eksperimental.

Qëllimi është që vëmendja të tërhiqet tek përmbajtja e postimit dhe jo tek numri i pëlqimeve që ka marrë.

Kjo risi do të eksperimentohet fillimisht në vende si: Australia, Zelanda e Re, Irlanda, Italia, Japonia dhe Brazili, më pas në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit janë të lumtur për këtë risi, duke qenë se për disa është shumë e rëndësishme që numri i like-ve të jetë i dukshëm për të tjerët.

Për shembull, ka nga ata që paguhen për numrin e like-ve që merr një postim.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!