MENU

Arsyet që i çuan drejt ndarjes

Inva Mula ndahet nga Ethem Ramadani!

14.07.2019 - 12:59

Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishme të jetës së saj. Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat. Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

E pavarësisht intervistave, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervistat ku ka qenë i ftuar, si “Xing me Ermalin” apo “Rudina”, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte në jetën e tij. Pas problemeve me shëndetin në dhjetor 2018, Inva është rikthyer për udhëheqjen artistike të “MIK Festival”(Music international festival), që kësaj here mbahet në 24-28 korrik në Korçë.

Pak ditë më parë, Inva foli gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e saj private. Pyetjes, nëse përveç djalit Anthony nga martesa e parë, edhe Nina, vajza nga lidhja me Ethemin ka prirje për muzikën, Inva iu përgjigj: “Ende nuk mund ta them me siguri, është shumë e vogël. Arti është i tillë, ku është parësore që të vijë së brendshmi, si pasojë e një dëshire personale. Përpos kësaj, talenti është i domosdoshëm, sikurse edhe puna e madhe. Janë edhe shumë elementë të tjerë!

Të dy kanë lidhje të forta me fëmijët nga martesat e para, Ethemi me tre vajzat që jetojnë në Londër dhe Inva me djalin që jeton në Paris. Sipas miqve të tyre, kontradiktat kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitimet që kishin në fillimet e njohjes së tyre.

Për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar madje edhe pianon e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN