Vetëm një muaj pas ndarjes me aktorin Bradley Cooper, Irina Shayk është bërë subjekt i mediave rozë.
Modelja duket se ka lënë gjithçka pas dhe është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York.
Supermodelja dukej në formë mjaft të mirë, e veshur sportive dhe kaq e lumtur në fotot e paparacëve.
Personi në fjalë është Alec Maxwell, drejtori artistik i revistës “Vogue”, por nuk është ende e sigurt nëse ka një lidhje mes tyre!
Ata shkëmbyen një përqafim dhe për momentin mund të themi vetëm se janë miq të mirë!
Kjo është hera e parë që Irina fotografohet me një mashkull në krah pas ndarjes me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë 2-vjeçare që quhet Lea.